75 Mall Live Search
16:51 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / Gj. Sh

Prishtina ”shkel” Vushtrrinë, kalon në finale të Kupës së Kosovës

Prishtina është finalistja e parë e Kupës së Kosovës.

Bardhekaltërit kanë shënuar fitore bindëse në ndeshjen e kthimit ndaj Vushtrrisë në ”Fadil Vokrri”, me rezultat 6-0, shkruan IndeksOnline.

Golat për Prishtinën i shënuan Hyseni 6′, Kryeziu 16′ 36′, Pllana 55′, Pefqeli 75′ dhe Jashari 83′.

Prishtina kalon në finale të Kupës së Kosovës me rezultat të përgjithshëm 8-1./IndeksOnline/