75 Mall Live Search
09:54 / E Enjte, 20 Prill 2023 / k.v

Digjet bodrumi i një shtëpie afër Ferizajt, intervenojnë zjarrfikësit dhe policia

Një person ka njoftuar policinë në Ferizaj se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri bodrumi i shtëpisë së tij në fshatin Greme, transmeton IndeksOnline.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 06:00 dhe sipas ankuesit në bodrum kanë qenë disa pajisje elektrike të cilat janë djegur tërësisht.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin.

Të lënduar nuk ka kurse njësitet policore janë duke e hetuar rastin./IndeksOnline/