75 Mall Live Search
21:01 / E Shtunë, 22 Prill 2023 / Gj. Sh

Rezultat i çudishëm në Kosovë, 37-0!

Një rezultat shumë i pazakontë ka ndodhur në futbollin kosovar.

Klubi i Futbollit Mitrovica në konkurrencën e femrave ka triumfuar 37:0 ndaj ekipit Jakova.

Kryeziu realizoi 11 gola, Biqkaj shtatë e Zeka gjashtë, ndër golashënueset tjera.

Ndërsa, mitrovicasit janë ankuar duke kërkuar nga FFK që të mos lejojë ekipe të tilla në Superligë, pasi sipas tyre e prishin imazhin e Ligës.


“Nuk është rezultat për tu krenuar, por është momenti i fundit që FFK të ndërmarr masa qe klubet si Kff Jakova’  mos të lejohet të garojnë në Superligën e Femrave, sepse e prishin imazhin e Ligës”, thuhej ndër tjera në njoftimin e tyre.