75 Mall Live Search
11:31 / E Diele, 23 Prill 2023 / Gj. Sh

Mitrovica në “flakë” ditën e zgjedhjeve, Trepça shet të gjitha biletat për ndeshjen ndaj Prishtinës

Qyteti i Mitrovicës sot do të jetë arena e sportit Kosovar.

Në “Sallën e Sporteve Minatori”, KB Trepça do të luaj me Sigal Prishtinën, në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të play-offit, shkruan IndeksOnline.

Minatorët do të kërkojnë vetëm fitoren për të barazuar serin e ndeshjeve, pasi Prishtina udhëheq 2-1, dhe skuadra që shënon tre fitore kualifikohet në finale.

Interesimi për këtë ndeshje është tepër i madh, dhe Trepça ka njoftuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat.

“Të nderuar tifozë.
Të gjitha biletat për ndeshjen me Sigal Prishtinën janë shitur.
Ju lutemi të mos bëheni pre e keqpërdoruesve që mund të ofrojnë biletat për çmim më të lartë.
Stërshitja e biletave është vepër e dënuar me ligj.
Ju faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme.
KB TREPÇA”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/