75 Mall Live Search
15:37 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / LB

Sa vlen finalja e Kupës së Italisë?

Nuk është vetëm një objektiv sportiv, por kalimi në finale të Coppa Italia sjell dy million euro për klubet.

Ekipi që në fund e fiton trofeun arrin ti mbush arkat për dhjetë million euro në total.

Triumfi në finale pasuron klubin me 4,5 milion euro të cilave u shtohen edhe dy milionet e finalistit.

Kësaj shumë do ti shtohen edhe disa milionë të tjerë pas ndryshimit të formatit për Superkupën e Italise e cila do zhvillohet në fillim të edicionit tjetër.

Superkupa italiane do të zhvillohet në Arabinë Saudite në sistemin e “Final Four”.

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë në mes të Interit dhe Juventusit kurse nesër në program është sfida e kthimit e Fiorentina – Cremonese.