75 Mall Live Search
15:08 / E Enjte, 27 Prill 2023 / B O

Kryetari Ruzhdi Shehu dhe Gazmend Muhaxheri nisen për udhëtim zyrtar në SHBA

Ruzhdi Shehu kryetar i Junikut, i Pejes Gazmend Muhaxheri dhe disa kryetarë komunash sot kanë udhëtuar për një vizitë disa ditore në New York, Ohio, Johnson, Clarion, etj, të SHBA-ve, ku do të zhvillojnë një sërë takimesh me përfaqësues dhe zyrtarë të lartë të SHBA-ve.

Kjo vizitë bëhet me ftesë të autoriteteve të SHBA-ve. Axhenda parashikon pjesëmarrje në disa takime me zyrtarë të lartë amerikanë, ku do të bisedohen çështje të veçanta, do të shqyrtohen mundësitë e mëtejshme të bashkëpunimit, të investimeve, të realizimit të projekteve të ndryshme, si të intensifikimit të marrëdhënieve.

Kohë më parë, Komuna e Junikut e drejtuar nga z. Shehu është binjakëzuar me komunën Clarion të SHBA-së, sikurse ajo e Pejës e drejtuar nga z. Muhaxheri është binjakëzuar me komunen Johnson/Ohio. Duke e përforcuar edhe më shumë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shehu, Muhaxheri do të zhvillojnë takime edhe me komunitetin shqiptar që jeton në New York, Ohio, etj.