75 Mall Live Search
09:59 / E Diele, 30 Prill 2023 / Gj. Sh

Peja synon sot trofeun e Ligës Ballkanike

Peja sot do të përballet me Hapoel Ber Sheeva/Dimona në kuadër të finales së Ligës Ballkanike.

Verdhezinjtë në ndeshjen gjysmëfinale e mposhtën BC Beroe me shifrat 124:82 (35:20, 34:20, 40:16, 15:26).

Hapoel Ber Sheeva në gjysmëfinale e eliminoi KK Milenijum.

Finalja do të luhet duke filluar nga ora 18:15.