Silva: Haaland e meriton Topin e Artë

Erling Haaland po shkëlqën këtë sezon me skuadrën e Manchester Cityt.
Sulmuesi norvegjez ka shënuar 49 gola në 43 paraqitje zyrtare me cityzens në të gjitha garat, shkruan IndeksOnline.
Haaland është njëri prej futbollisteve pretendent për ta fituar edhe Topin e Artë, dhe nëse City arrin të fitoj Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve, atëherë do të jetë më e lehtë për ta fituar këtë çmim.
Bashkëlojtari i Haalandit, Bernardo Silva, thotë se 22-vjeçari e meriton ta fitoj Topin e Artë.
“Shpresoj që Haaland ta fitoj Topin e Artë sepse nuk është vetëm një lojtar i mirë, por edhe një djalosh shumë i mirë. Dhe sigurisht nëse ja dalim të fitojmë kampionatin dhe Champions League atëherë unë do të jem tifozi numëri një që Haaland të fitoj Topin e Artë.”, ka thënë Silva./IndeksOnline/