Leeds ndërron trajnerin për katër xhirot e fundit

Vetëm dhjetë xhiro qëndroi në detyre Javi Garcia si trajner te Leedsi, ndërsa ekipi e shkarkoi atë për ta zëvendësuar me përvojën e Sam Allardyce – për të provuar shpëtimin e stinorit në katër xhirot e fundit të garës.
Spanjolli Garcia u emërua në shkurt si trajner i ekipit, por pas vetëm 12 ndeshjesh u shkarkua! Allardyce (68-vjeç) do të provojë shpëtimin e stinorit në një luftë ku mbi gjashtë-shtatë skuadra kanë gjasa mbijetese, por edhe rënieje.
Dueli i parë i tij do të jetë ndaj kampionit, Manchester City, të shtunën.