75 Mall Live Search
12:24 / E Premte, 05 Maj 2023 / mp

Kolo-Muani afër Bayernit, flet Tuchel

Ylli francez, Kolo-Muani raportohet se është pranë kalimit te Bayern Munchen. Sulmuesi i Eintracht Frankurt është top-objektiv i bavarezëve. Trajneri i Bayern, Tuchel s’e ka përjashtuar blerjen e Muanit.”Nuk mund të them se është e vërtetë sepse nuk është një temë tani – dhe nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të thosha se është e vërtetë!”, thotë Thomas Tuchel për SkyDE duke buzëqeshur. Raportohet se 80 milionë euro do t’i kushtojë blerja e francezit skuadrës gjermane./Indeksonline/