75 Mall Live Search
14:41 / E Premte, 05 Maj 2023 / B O

Partizani i Beogradit pati gjashtë lojtarë në fushë ndaj Real Madridit në ndeshjen e basketbollit

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e katërt e Play Of-it në Euroleague mes Partizanit e Real Madridit. Në një moment, skuadra serbe zhvilloi një aksion me gjashtë lojtarë në fushë.

Asnjë nga tre gjyqtarët e ndeshjes (Robert Lottermoser, Carmelo Paternicò dhe Gitys Vilius) nuk e vërejtën këtë. Aksioni ishte në fund të çerekut të dytë dhe nuk u konkretizua.

Ndeshjen e fitoj Real Madridi dhe do ta ketë epërsinë e terrenit në ndeshjen vendimtare që zhvillohet në Madrid./Indeksonline/