Zyrtare: Drenica bie nga Superliga, Trepça ’89 shpreson për mbijetesë

Skuadra e Drenicës edhe matematikisht bie nga Superliga, dhe në sezonin tjetër do të garoj në Ligën e parë.
Kjo u vendos sot pas humbjes 3-1, nga Trepça ’89, shkruan IndeksOnline.
Egzon Fazliu, Fatty dhe Nimani shënuan golat për skuadrën nga Mitrovica, ndërsa te Drenica shënoi Mëziu.
Me këtë fitore Trepça ’89 renditet në pozitën e tetë me 37 pikë, kurse Drenica e fundit me 23 pikë./IndeksOnline/