75 Mall Live Search
13:54 / E Diele, 07 Maj 2023 / Gj. Sh

Ndeshja vendimtare për titullin e Kampionit\ Drita-Ballkani, formacionet zyrtare

Sot zhvillohen tre ndeshjet e fundit të zhiros së 33-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Ndeshja kryesore e ditës zhvillohet në qytetin e Gjilani, ku Drita do të jetë nikoqire e Ballkanit, shkruan IndeksOnline.

Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare, pasi pritet të përcaktohet edhe kampioni i ri i Kosovës.

Drita aktualisht është lidere me 66 pikë, tre më shumë se skuadra e Ballkanit.

Ndeshja fillon nga ora 15:00.

Formacionet zyrtare:

Drita: Smakiqi, B. Krasniqi, Limani, Vitija, Blakçori, Broja, Namani, Jashari, Selmani, Baftiu, Ovouka.

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Korenica, Kuc,Zyba, Gripshi, Rrahmani, Berisha./IndeksOnline/