Ndeshje “flakë”, por Real Madrid e City ndahen në barazim

Ndeshje mjaftë emocionuese por pa fitues ishte ajo në mes të Real Madridit dhe Manchester Cityt në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Dy gjigantët evropian barazuan me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë që u zhvillua në “Santiago Bernabeu” në Madrid.
Real Madrid kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Vinicius Junior në minutën e 36-të me një gjuajtje të fuqishme.
GOLAZO VINICIUS JR#RMAMCI pic.twitter.com/T4RJKQeeis
— 101 Great Goals (@101greatgoals) May 9, 2023
Me të njejtën formë shënoi edhe De Bruyne në minutën e 67-të të ndeshjes për të barazuar rezultatin.
Give De Bruyne his statue now, Mr Man City #RMAMCI | #UCL pic.twitter.com/PrQUSmxLUH
— 101 Great Goals (@101greatgoals) May 9, 2023
Përkundër disa rasteve nga të dyja skuadrat, nuk pati një gol të tretë.
Ndeshja e kthjimit në “Ettihad” do të zhvillohet me 17 maj, ku edhe do të mësohet finalisti. /IndeksOnline/
Ederson makes a great save. Tchouameni almost scores a great goalpic.twitter.com/b64TwpumDG
— VAR Tático (@vartatico) May 9, 2023