75 Mall Live Search
23:32 / E Martë, 09 Maj 2023 / C E

Ancelotti komenton ndeshjen e nesërme: Foca Milan

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë një koment të shkurtër për ndeshjen e nesërme në mes të Milanit dhe Interit.

Pas barazimit ndaj Manchester Cityt, trajneri italian e ka dhënë përkrahjen e tij për skuadrën e Piolit.

Po, 1, 2… Forza Milan! Me gjithë respektin për Interin, por mund të them Forza Milan”, ka thënë Carlo Ancelotti.

Trajneri i Realit po shpreson që në finalen e Stambollit të përballet kundër ish-skuadrës së tij, Milanit.

Ancelotti ka fituar Ligën e Kampionëve me Realin dhe me Milanin. /IndeksOnline/