U ankua për gjyqtarin Mervan Bejtullahu, FFK hap procedurë disiplinore ndaj Malishevës

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovëska hapur procedurë disiplinore ndaj klubit të Malishevës.
Kjo ka ardhur pasi klubi ishte ankuar në gjyqtarin Mervan Bejtullahu, shkruan IndeksOnline.
“Ndaj: FC ”Malisheva”. Motivi: Akuzon referin kryesor të ndeshjes dhe referët në VAR se janë koordinuar si dhe kanë kontribuuar për epilogun përfundimtar të ndeshjes (në dëm të FC ”Malisheva”) . Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media”, thuhej në njoftim./IndeksOnline/