75 Mall Live Search
17:17 / E Premte, 12 Maj 2023 / Gj. Sh

Rasti “Negreira”, UEFA vendos për pjesëmarrjen e Barcelonës në Champions League

UEFA i ka dhënë licencën skuadrës së Barcelonës, për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm.

Sic raporton Mundo Deportivo, Komiteti i Shkallës së Parë të Licencës së UEFA, në mbledhjen e mbajtur më 9 maj, pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur, u ra dakord unanimisht për t’i dhënë licencën e UEFA-s, skuadrës së Barcelonës, transmeton IndeksOnline.

Ky komision ishte i përbërë nga pesë anëtarë dhe i kryesuar nga Ignacio Núñez Luque.

Kështu që në sezonin e ardhshëm klubi katalanas do të jetë pjesë e Champions League, dhe këtë mund ta bëjë si Kampion i Spanjës, pasi është shumë pranë fitimit të La Ligas.

Kujtojmë që Barcelona rrezikonte të luante në Champions Leageu, pasi UEFA kishte nisur një hetim më 23 mars për rastin “Negreira”./IndeksOnline/