75 Mall Live Search
23:55 / E Premte, 12 Maj 2023 / Gj. Sh

Witsel njofton pensionimin nga kombëtarja e Belgjikës

Futbollisti i Atletico Madridit, Alex Witsel, ka njoftuar se është pensionuar nga kombëtarja e Belgjikës.

Belgu lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në profilin zyrtar bnë Twitter, shkruan IndeksOnline.

Witsel është tërhekur nga kombëtarja e Belgjikës pas 15 vitesh, ku ka bërë plotë 130 paraqitje.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm kam marrë vendimin të tërhiqem nga kombëtarja. Ka qenë një krenari e madhe që kam qenë në gjendje të përfaqësoj vendin tim për 15 vitet e fundit.

Vendosa të largohem që të kaloj më shumë kohë me familjen time dhe të fokusohem te klubi im. Falenderoj të gjithë njerëzit që më kanë lejuar të eci para me fanellën e Belgjikës. Faleminderit të gjithë trajnerëve të mi, shokëve të skuadrës, për të mos përmendur stafin mjekësor. Faleminderit ju mbështetësve që më keni shoqëruar gjatë 130 paraqitjeve të mia.”, ka shkruar Witsel./IndeksOnline/