Gjilani e ndal Dritën, mund të ja ketë humbur titullin

Derbi i Anamoravës ka përfunduar pa fitues.
Gjilani dhe Drita kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së 34-të të Superligës e cila përfundoi me rezultat 1-1.
Drita kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Broja ën minutën e 32-të.
Rezultatin e barazoi Mevlan Zeka në minutën e 81-të me një penallti e cila u rishikua disa herë nga VAR.
Me këtë barazim, Drita humb vendin e parë me 67 pikë, dy më pak se Ballkani që mposhti Llapin. /IndeksOnline/