75 Mall Live Search
11:43 / E Martë, 16 Maj 2023 / S Z

Mehaj takon ambasadorin turk, flasin për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili.

Mehaj përmes një njoftimi në “Facebook” ka thënë se në takim kanë trajtuar çështjet e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me theks të veçantë bashkëpunimi në fushën e arsimimit të kuadrove të reja dhe trajnimeve ushtarake.

“Në këtë takim trajtuam çështje të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me theks të veçantë bashkëpunimit në fushën e arsimimit të kuadrove të reja dhe trajnimeve ushtarake. Në vazhdimësi Forca e Sigurisë së Kosovës, po zhvillohet në aspektin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në këtë aspekt padyshim rol të rëndësishëm kanë partnerët tanë strategjik, në mesin e të cilëve edhe Turqia”, thuhet në njoftim./Indeksonline/