75 Mall Live Search
16:34 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / MSH

Abdixhiku takohet me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, flasin për vizat dhe dialogun

Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Gjatë takimit është diskutuar për rolin konstruktiv dhe mbështetës që Parlamenti Evropian si njëri ndër institucionet më të rëndësishme të BE-së i ka dhënë Kosovës në proceset shtetndërtuese, veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi Wieland për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve në vend me theks të veçantë për procesin e dialogut me Serbinë, qëndrime të njohura tashmë.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Parlamentit Evropian dhe Kosovës.