Zyrtare: Sulmuesi i Premierligës suspendohet pas trukimit të ndeshjeve

Sulmuesi i skuadrës angleze Brentford, Ivan Toney, është suspenduar nga aktivitetet e futbollit.
Toney është suspenduar për tetë muaj, për trukime të ndeshjeve dhe bastvënie, shkruan IndeksOnline.
26-vjeçari kishte 262 akuza nga Shoqata e Futbollit (FA) në lidhje me lojërat e fatit në ndeshje, të cilat datojnë në vitin 2017, dhe ai është shpallur fajtor për shumë prej atyre rasteve.
Akuzat u lëshuan në dhjetor dhe thuhet se Toney do të përballet me një seancë dëgjimore në FA ‘menjëherë’, me një pezullim që pritet të vendoset në zbatim para përfundimit të sezonit. Precedenti i vendosur nga rastet që përfshijnë lojtarë si Joey Barton, i cili u dënua për 18 muaj pezullim(reduktuar në 13 muaj) pasi pranoi se kishte vendosur 1260 baste në futboll, do të thotë se Toney ka të ngjarë të presë një pezullim për disa muaj.
Toney gjithashtu është dënuar me 50.000 funte dhe është paralajmëruar për sjelljen e tij në të ardhmen për shkelje të Rregullave të basteve të FA./IndeksOnline/