75 Mall Live Search
21:10 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / MSH

Pushohet nga puna zyrtari i Shërbimit Korrektues, po kontrabandonte gjëra brenda qendrës së paraburgimit në Gjilan

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka larguar nga puna, K.R, Zyrtar Korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

I njëjti gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare” duke kontrabanduar gjëra të palejueshme brenda qendrës.

Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe  do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka.