75 Mall Live Search
09:03 / E Enjte, 18 Maj 2023 / MSH

Prishtinë, kanoset polici në Stacion Policor

Në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë ka ndodhur një kanosje.

Një i dyshuar, derisa ka qenë në stacion policor, ka kanosur një zyrtar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar.

I njëjti, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.