KB Trepça reagon pasi Peja fitoi titullin e Kampionit

KB Peja është kampion i ri i Kosovës, pasi mposhti në finale të play-offit, Trepçën me seri të fitoreve 3-2.
Në ndeshjen e dundit e cila u zhvillua sonte në palestrën ”Minatori”, Peja fitoi me rezultat 93-91, shkruan IndeksOnline.
Pas humbjes së finales, klubi i Trepçës ka reaguar përmes faqes zyrtare, ku thotë se i mungoi fati në ndeshjen e sotme dhe uron klubin e Pejës për fitore e titullit duke thënë se kishin më shumë fat.
Përkundër humbjes, KB Trepça thotë se ky sezon ishte për tu vlerësuar.
Reagimi i plotë:
Të nderuar tifozë e përkrahës
Sonte e përfunduam një edicion garues, që megjithatë është për ta vlerësuar. Luajtëm të gjitha finalet, fituam trofe, kthyem interesimin për basketbollin në vend dhe sollëm gëzime e emocione.
Sonte na mungoi fati dhe titullin e fitoi rivalja jonë, Peja. E urojmë që kishte më shumë fat dhe fitoi titullin e kampionit në një garë të fortë e të barabartë.
Duke vlerësuar përkrahjen e secilit prej jush, ju falenderojmë përzemërsisht.
Ne jemi ende në rritje. Gjëra edhe më të mëdha na presin prej fillimit të edicionit të ardhshëm.
Trepça është e madhe. Me ju në krahë do të luajmë edhe shumë e shumë finale. Do sjellim edhe shumë emocione e krenari.
Jemi krenarë që një qytet kemi prapa. Kërkojmë falje që sonte nuk ju gëzuam, por ju premtojnë: shumë gëzime do të keni nga ne.
Trepça, krenari/IndeksOnline/