75 Mall Live Search
17:45 / E Premte, 19 Maj 2023 / Gj. Sh

Kush mund të jetë kosovari i parë që pritet të luaj për Milanin?

Gazetari kosovar, Arlind Sadiku, ditën e sotme ka paralajmëruar se një futbollist i Përfaqësueses së Kosovës do të transferohet te skuadra e Milanit.

”San Siro pritet të jetë ‘shtëpia e dytë’ e njërit prej lojtarëve të kombëtares së Kosovës, nga vera e ardhshme.”, ka shkruar Sadiku, transmeton IndeksOnline.

Sadiku nuk e ka bërë të ditur se për cilin futbollist bëhet fjalë, por portali i afërt me skuadrën kuqezi, ”milannews.it” duke cituar gazetarin kosovar, spekulon se ai mund të jetë Edon Zhegrova./IndeksOnline/