75 Mall Live Search
18:53 / E Premte, 19 Maj 2023 / Gj. Sh

Një ditë pas humbjes nga Peja, Trepça bëhet me trajner të ri

Një ditë pas humbjes nga Peja, Klubi Basketbollistik Trepça, bëhet me trajner të ri.

Sipas asaj që raporton Jepi Zë, klubi mitrovicas në sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Adis Beciragic, shkruan IndeksOnline.

Trajneri boshnjak është aktualisht trajner i Golden Eagele Yllit, por thuhet se ka arritur marrëveshje me Trepçën dhe së shpejti do ta marr drejtimin e klubit.

Trepça javë më parë ka shkarkuar trajnerin Engin Gençoglu, dhe në ndeshjet e fundit të play-offit, është drejtuar nga trajneri kosovar, Ilir Selmani./IndeksOnline/