Të hënën mësohet trajneri i ri i Kosovës në Basketboll

Të hënën më 22 maj do të mësohet trajneri i ri i Kosovës në Basketboll.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se ditën e hënë (22 maj) nga ora 14:00 në “Four Points by Sheraton Prishtina”, do të mbaj një konferencë për media, ku do do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Edhe pse FBK-ja nuk ka bërë më dije emrin e trajnerit, IndeksOnline mbrëm ka raportuar se përzgjedhës i ri i Kosovës do të jetë trajneri i Pejës, Rami Hadar.
Në konferencën e thirrur nga FBK, do të shpalosen detaje nga ndeshjet e Dardanëve në parakualifikimet e Eurobasket 2025, ku Kosova është në grup me Zvicrën dhe Danimarkën.
Po ashtu përzgjedhësi i ri dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu do të nënshkruajnë kontratën për rrugëtimin e Kosovës në garat zyrtare të FIBA-s./IndeksOnline/