75 Mall Live Search
15:05 / E Diele, 21 Maj 2023 / Gj. Sh

Ka një problem të madh, ish-futbollisti i PSG-së tregon pse po sulmohet Messi

Ander Herrera e ka të qartë pse Leo Messi po kontestohet nga tifozët e PSG-së.

Mesfushori spanjoll, i cili verën e kaluar u rikthye te Athletic Bilbao, kaloi tri sezone në “Parc des Princes”.

Në një prononcim për beIN Sports, Herrera deklaroi: “E admiroja Messin përpara se ta njihja. Pasi e njoha nga afër e admiroj më shumë si futbollist dhe si njeri.

Në Paris nuk ekziston durimi. Fiksimi për të fituar Champions League nuk ndihmon, kështu që kush paguan në fund? Më i miri i skuadrës kritikohet nga tifozët”, u shpreh 33-vjeçari bask.

PSG nuk e ka fituar kurrë më parë trofeun e Champions League. Pavarësisht merkato fantastike, skuadra franceze nuk po ia del të triumfojë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.