E bëri Feynordin kampion, Slot merr drejtimin e Tottenhamit?

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot thuhet se ka arritur një marrëveshje për t’u bërë trajner i Tottenham.
Sipas gazetës holandeze De Telegraaf , agjentja Rafaela Pimenta ka qenë në bisedime me Spurs dhe ka treguar se klienti i saj do të dëshironte të transferohej në Londrën Veriore këtë verë.
Nëse dakordohen të dyja palët trajneri i Feyenoord-it, pritet ti kushtoj ekipit të Premierligës rreth 6 milionë funte.
Slot këtë sezon fitoi titullin e Eredivisie me Feyenoord. /IndeksOnline/