75 Mall Live Search
22:08 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aleanca për Shqiptarët mbetet pjesë e Qeverisë së Maqedonisë

Aleanca për Shqiptarët mbetet pjesë e qeverisë. Kreu i këtij subjekti politik Ziadin Sela pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të partisë tha se aspak nuk është diskutuar çështja nëse mbeten ose jo në Qeveri.

Ai insiston se Ministria e Shëndetësisë është post që i takon Aleancës për Shqiptarët.

“Ajo që dihet në opinion edhe vetë kryeministri e ka deklaruar që nuk bëhet fjalë për rikonstruim Qeverie, por bëhet fjalë vetëm për plotësim të vendeve boshe që kanë ngel në qeveri si pasojë e zgjedhjeve lokale. Vendi bosh që ka mbet në Qeveri që i ka takuar Aleancës për Shqiptarët është Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë i takon Aleancës për Shqiptarët dhe për këtë ne nuk kemi pse diskutojmë”, tha Sela.

Ai tha se realizimi i programit që u kanë premtuar qytetarëve është ajo që mban Aleancën për Shqiptarët në ekzekutiv.

Kryeministri Zaev dy ditë më parë njoftoi se kandidati i propozuar i Aleancës për Shqiptarët për dikasterin e Shëndetësisë ka qenë i papranueshëm dhe se këtë post Aleanca e kishte marrë falë kandidatit, tashmë kryetar i Gostivarit, Arben Taravarit.

Por ky i fundit këto qëndrime të kryeministrit Zaev i quajti qesharake dhe mungesë argumenti për siç tha rrëmbimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Temat: