75 Mall Live Search
19:45 / E Martë, 23 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Krasniqi për vizitën e senatorëve amerikan: Është qetësuese të dëgjosh mesazhe mbështetëse për vendin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka folur rreth takimit që pati me senatorët amerikan, Chris Murphy dhe Gary Peters, që vizituan Kosovën gjatë së hënës.

Krasniqi u shpreh i kënaqur nga vizita e tyre.

“Është qetësuese të dëgjosh mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse nga dy miq të Kosovës, të cilët vazhdojnë ta ndihmojnë vendin tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Krasniqi në Twitter.

Dy senatorët të hënën paten edhe takime me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Tema kryesore e takimit ishte dialogu Kosovë –Serbi.