75 Mall Live Search
20:50 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / AR

Vdes mbretëresha e rock and roll-it

Këngëtarja Tina Turner ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Në një deklaratë nga përfaqësuesja e saj thuhet se ajo ka vdekur sot.

“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Rollit ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër. Me të, bota ka humbur një legjendë muzikore”, thuhet në njoftim.