75 Mall Live Search
21:32 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / Gj. Sh

Real Madridi mposht Vallecanon dhe rimerr pozitën e dytë

Real Madridi i është rikthyer fitoreve në La Liga.

Pas humbjes nga Valencia, ”Mbretërit” mposhtën në shtëpi Rayo Vallecanon me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Reali kaloi në epërsi me golin e Karim Benzemas në minutën e 31-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Rayo arriti të barazonte rezultatin në minutën e 84-të me golin e shënuar nga Raul de Tomas.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm pesë minuta, pasi ”Los Blancos” riktheu epërsinën me golin e Rodrygos.

Me këtë fitore Real Madridi është ngritur përsëri në vendin e dytë me 74 pikë, ndërsa Rayo vallecano renditet në pozitën e 11-të me 46 pikë./IndeksOnline/