Inzaghi i lumtur me fitimin e Kupës së Italisë, thotë se radha është e Championsit

Interi ka arritur të fitojë Kupën e Italisë për sezonin 2022/2033.
Në finale zikaltërit mposhtën skuadrën e Fiorentinës me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Lautaro Martinez shënoi golat për Interin, derisa Gonzalez për Fiorentinën.
Pas ndeshjes, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, tha se është i lumtur me këtë fitore dhe tani synimi është në ndeshjen finale të Champions League ndaj Manchester Cityt.
“Jam i emocionuar dhe i kënaqur. Donim të rikonfirmoheshim në këtë kompeticion dhe djemtë u treguan shumë ët zotët, ndonëse përballë kishim nëj Fiorentinë që dha gjithçka.
E nisëm keq, por djemtë u rikthyen shpejt në lojë, duke marrë kontrollin e saj. Krijuam disa raste dhe arritën të shënonim dy herë, aq sa në duhej për të fituar.
Fillimisht kemi dy sfida në kampionat, ku na ka mbetur ende një objektiv për të arritur dhe më pas finalja e Championsit. Do të luajmë të gjithë ndeshjet me përqendrimin maksimal dhe dëshirën për të marrë maksimumin.”, deklaroi Inzaghi./IndeksOnline/