Ylli i United lëndohet para ndeshjes së FA Cup

Manchester United ka marrë një lajm të keq disa ditë para ndeshjes finale të FA Cup ndaj Manchester Cityt.
Futbollisti brazilian, Antony, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e sotme ndaj Chelseas, shkruan IndeksOnline.
23-vjeçari u detyrua të largohet para kohe nga fusha, duke u zëvwndësuar me Marcus Rashfordin në minutën e 29-të.
Nuk dihet ende asgjë rreth lëndimit të Antonyt, dhe në ditët në vijim do të mësohet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen finale të FA Cup ndaj Manchester Cityt, e cila zhvillohet me 3 qershor./IndeksOnline/