Pas protestës në Zveçan, rrugët pastrohen nga kompania kosovare

Protesta e sotme në veri të vendit ishte më e qetë në krahasim me atë të djeshmën.
Pas përfundimit të protestës, në Zveçan ka nisur të pastrohet rruga nga gjësendet e hedhura nga protestuesit.
Është Ndërmarrja Publike “KRM Uniteti” që po i pastron momentalisht rrugët e Zveçanit.
Ndërkohë, situata atje po mbikëqyret nga njësitet e KFOR-it.