75 Mall Live Search
16:02 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / A. M.

Famëkeqi që goditi ushtarët e KFOR-it, Indeksonline iu sjell pamje të Smigiqit!

Famëkeqi, Danijel Smigiq ishte protagonisti i protestës që rezultoi me lëndimin e 30 ushtarëve të NATO-s në Zveçan.

Ky person, që në media u raportua si ish-polic serb, mori vëmendje të madhe ku shihej duke goditur me shkop policor pjesëtarët e KFOR-it.

Indeksonline ka marrë disa momente ku ai shihej teksa u rrinë mbrapa krerëve të Listës Srpska, konkretisht Goran Rakiqit dhe Igor Simiqit.

Këta të fundit negocionin me KFOR-in amerikan rreth tërheqjes së forcave elitare të Policisë së Kosovës nga objektet komunale në Veri.  /Indeksonline/ Alban Muhaxheri/