75 Mall Live Search
16:14 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / Gj. Sh

Manchester United blindon yllin e skuadrës

Manchester United ka arritur marrëveshje me Diogo Dalot, për vazhdimin e kontratës.

Mbrojtësi portugez do të jetë pjesë e ‘’Djajve të kuq’’, deri në vitin 2028, shkruan IndeksOnline.

Gazetari, Fabrizio Romano, raporton se pasi u arrit marrëveshja verbale gjatë javës së kaluar, tani janë nënshkruar dokumentet dhe zyrtarizmi pritet së shpejti.

Dalot kishte oferta nga klube të ndryshme nga Italia, Spanja dhe Gjermania, por ai donte qëndrimin në Manchester United.

Ai gjithashtu është në planet afatgjate te trajnerit Erik Ten Hag./IndeksOnline/