75 Mall Live Search
20:55 / E Premte, 02 Qershor 2023 / Gj. Sh

Një ditë para finales së Kupës, Gotze vazhdon kontratën me Frankfurtin

Një ditë para finales së Kupës së Gjermanisë, Mario Gotze ka vazhduar kontratën me Eintracht Frankfurtin.

Futbollisi gjerman ka nënshkruar kontratën e re deri në qershor të vitit 2026, shkruan IndeksOnline.

“Jam ndjerë shumë rehat në Eintracht Frankfurt që nga dita e parë. Klubi dhe qyteti tani kanë një vend në zemrën time. E shoh veten këtu në të ardhmen dhe dua të jap qartësi duke nënshkruar këtë zgjatje të kontratës përpara afatit. Unë jam ende i bindur për potencialin e madh të Eintracht. Klubi ka një plan të qartë dhe unë identifikohem me objektivat. Pres shumë ndeshje të tjera për këtë klub.”, tha Gotze pas vazhdimit të kontratës.

Gotze u transferua te Frankfurti gjatë verës së kaluar nga skuadra e PSV-se, ku në 45 ndeshje shënoi tre gola dhe bëri nëntë asiste.

Frankfurt nesër do të përballet me Leipzigun në finalen e Kupës së Gjermanisë./IndeksOnline/