75 Mall Live Search
15:30 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / Gj. Sh

Ja kur do të bëjë Messi debutimin me Inter Miamin

Lionel Messi të mërkurën me 7 qershor, ka njoftuar se sezonin e ardhshëm do të luaj për skuadrën amerikane, Inter Miami.

Sulmuesi argjentinas do të vazhdoj karrierën në MLS, pas një aventure dy vjeçare te skuadra e PSG-së, shkruan IndeksOnline.

35-vjeçari ishte i lidhur prej kohësh në një kalim te Inter Miami, ndërsa kohët e fundit në garë për shërbimet e tij ishin edhe Barcelona dhe skuadra arabe, Al Hilal.

Raportohet se Messi do të përfitojë rreth 54 milionë dollar në vit dhe do të jetë futbollisti më i paguar në histori të MLS-së.

Por kur mund të luaj Messi ndeshjen e parë me Inter Miamin?

Sulmuesi argjentinas nuk mund të regjistrohet si futbollistë i Inter Miamit para datës 5 korrik, pasi deri në atë kohë nuk do të jetë i hapur afati kalimtar.

Ndeshja e parë e Messit me fanellën e Miamit mund të jetë me datën 9 korrik, në ndeshjen kundër DC United./IndeksOnline/