Guardiola i lumtur me fitoren, vlerëson lartë futbollistët e Interit

Manchester City ka arritur të hyjë në histori të Champions League.
Skuadra angleze mbrëmë fitoi trofeun e parë ndërkombëtar, pasi në finale mposhtën Interin me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili u bë trajneri i parë që fiton Tripletën me dy ekipe të ndryshme, pas ndeshjes u shpreh i lumtur me fitoren.
“Mbyllëm një sezon perfekt, në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam shumë i lumtur që ia dolëm të fitojmë Championsin, ndonëse duhet të pranojmë se 6-7 vitet e fundit kemi qënë gjithmonë shumë lart.”, deklaroi Guardiola.
Ai gjithashtu foli edhe për paraqitjen e Interit, duke thënë se e kishin shumë të vështirë, duke vlerësuar lart paraqitjen e portierit Onana dhe mesfushorëve Barlla e Calhanoglu.
“Ishte shumë e vështirë ndaj Interit, pasi Onana e dinte gjithmonë ku e ka lojtarin e lirë. Barella dhe Calhanoglu xhirojnë ekipin, ndërsa sulmuesit bënin shumë morë spondën. Pa Onanën do të ishte më e lehtë, pasi vuajtëm shumë dhe ashtu siç fituam, mund të kishim humbur. Inzaghi do të rikthehet sërish në finale, nëse punon kështu. Jam i sigurt.”, tha tekniku spanjoll./IndeksOnline/