75 Mall Live Search
09:27 / E Diele, 11 Qershor 2023 / Gj. Sh

Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, katër finalet e fundit të Champions League kanë diçka të përbashkët

Manchecter City ështe kampioni më i ri i Evropës.

Cityzens të shtunën mbrëma fituan trofeun e parë të Champions League, duke e mposhtur në finale Interin me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Hero ii Manchester Cityt ishte futbollisti spanjoll Rodri, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 68-te.

Por një fakt interesant ka ndodhur në katër finalet e fundit të Champions League.

Të gjitha ndeshjet finale që nga viti 2020, kanë përfunduar me rezultat 1-0, që nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të kësaj gare.

Në sezonin 2019/2020, Bayern Munchen mposhti PSG-në golin e Kingsley Coman.

Një vit më vonë, Chelsea fitoi finalen kundër Manchester Cityt, ku golashenues ishte Kai Havertz.

Në sezonin 2021/2022, Real Madridi fitoi ndeshjen finale ndaj Liverpulit me golin e Vinicius Junior./IndeksOnline/