Arrestohet një person në Gjilan, bashkëjetoj me një të mitur dhe e dhunoj

Një person është arrestuar dje në Gjilan, pasi dyshohet se ka bashkëjetuar dhe dhunuar një të mitur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestua ndërsa e mitura është dërguar në strehimore.
‘’DHUNIM Gjilan 11.06.2023 – 22:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur dhe dyshohet se është kryer vepra e lartcekur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në strehimore.’’ Thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /IndeksOnline/