75 Mall Live Search
11:29 / E Martë, 13 Qershor 2023 / B O

Majorka e Muriqit afër shitjes më të madhe në historinë e klubit

Majorka është afër marrëveshjes më të madhe në historinë e klubit. Skuadra spanjolle është pajtuar me PSG-në për të shituar yllin e skuadrës, Lee-Kang In.

PSG është i gatshëm të paguajë afro 22 milionë euro për të marrë shërbimet e koreanojugorit.

Majorka është pajtuar me shumën e ofruar ndërsa gjithçka pritet të përfundojë pasi lojtari të kthehet nga grumbullimi me përfaqësuesen.

Me gjashtë gola dhe gjashtë asistime në këtë edicion, aziatiku ishte lojtari i dytë më i mirë i sezonit pas Vedat Muriqit./Indeksonline/