75 Mall Live Search
11:01 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / B O

Ronaldo, Benzema, Kante…tani edhe sulmuesi i Kosovës pranë kalimit në Arabi

Rrugën e shumë yjeve të futbollit evropian për kalimin në futbollin arab, pritet ta ndjek edhe një kosovar. Bëhet fjalë për reprezentuesin e Kosovës, Florent Hasanin.

Sulmuesi i Tiranës është shënjestruar nga një skuadër arabe dhe pritet që karrierën ta vazhdojë në ligën e “sheikëve”.

Te Tirana janë të sigurt që Hasani do të ikë dhe do të sjellë para. 500 mijë euro pritet të jetë shifra e transferimit të kosovarit në ligën arabe.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 19 gola në edicionin që lamë pas dhe ishte sulmuesi kryesor në kampionatin shqiptar./Indeksonline/