75 Mall Live Search
13:48 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / mp

Ambasadori Hovenier në Shtëpinë e Bardhë, çfarë ngjarje e çoi atje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është kthyer në Washington për konferencën e shefave të misionit diplomatik të SHBA-së nëpër botë.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i kanë pritur ambasadorët amerikanë në Shtëpinë e Bardhë në Washington DC. Blinken ka publikuar disa fotografi ku shihet edhe ambasadori Hovenier.

“Mirë se vini përsëri Ambasadorë dhe Konsuj të Përgjithshëm në Uashington, DC për konferencën tonë të Shefave të Misionit”, shkroi Blinken.

“Është një mundësi e rëndësishme për ne që të mblidhemi dhe të diskutojmë punën tonë të vazhdueshme në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara”, shtoi Sekretari amerikan i Shtetit.