75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / AR

‘Vuloset’ raporti i Einxhel dhe Beniades

Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira kishin krijuar një miqësi të fortë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania 1.

Në ditët e fundit të qëndrimit brenda vajzat kishin krisur raportet dhe ftohja vazhdoi edhe jashte thuajse deri tani kur po flasim.

Por ditët e fundit pati një zhvillim dhe lëvizje.

Përmes rrjeteve sociale pamë se ato i kanë dërguar dhurata njëra-tjetrës dhe dje ka ndodhur edhe takimi i shumë pritur.

Këtë e kanë zbuluar përmes rrjeteve sociale ku duket të kenë lënë pas çdo gjë dhe janë argëtuar në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Postimet i kanë shoqëruar me batuta dhe ngacmime.