Prishtina bën goditjen e radhës

FC Prishtina ka transferuar futbollistin Albion Kurtaj.
Sulmuesi 24-vjeçar është transferuar nga skuadra e Lllapit dhe ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, shkruan IndeksOnline.
Ai sezonin e fundit luajti 26 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe tre asistime.
‘’Sulmuesi i krahut, Albion Kurtaj, 24 vjeç, i lindur më 02.11.1998 në Kaçanik, ish-futbollisti i Lepencit, Ulpianës, Ferizajit dhe së fundi i Llapit, ka pranuar ofertën dyvjeçare nga klubi ynë. Kurtaj, në edicionin e fundit ka zhvilluar 26 ndeshje, jo të gjitha si titullar, duke realizuar dy gola dhe tre asistime. ‘’, thuhet në njoftimin e klubit.
Kurtaj pas transferimit te Prishtina tha se ishte ëndërr e tij të luaj për skuadrën më të trofeshme në Kosovë.
“Dihet që ëndrra e çdo lojtari është të luaj për skuadrën e Prishtinës, sepse Prishtina është klub me trofe të shumtë dhe gjithmonë garon për pozitat e para në klasifikim. Është sfidë e jashtëzakonshme për mua të jem pjesë e Prishtinës duke besuar se do të korrim suksese së bashku.;;, ka deklaruar Kurtaj./IndeksOnline/