75 Mall Live Search
23:06 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / Gj. Sh

Messi dëshpëron fansat e tij, paralajmëron largimin nga futbolli

Lionel Messi ka paralajmëruar pensionimin e tij nga futbolli.

Ai sot shënoi një gol të bukur në fitoren e Argjentinës në ndeshjen miqësore ndaj Austrialisë, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Ish futbollisti i Barcelonës dhe PSG-së, i cili gjatë dhjetorit të kaluar fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, deklaroi se do të jetë e vështirë të paraqitet në Botërorin e ardhshëm.

“Ajo që thashë është normale. Për shkak të moshës dhe kohës së ngjarjes, do të jetë e vështirë për mua të luaj atje. Ka ndeshje kualifikuese, Kupa e Amerikës, është herët për të menduar për Botërorin”, deklaroi Messi në konferencë për media, pas ndeshjes ndaj Australisë./IndeksOnline/